Njoftim për vende të lira pune profili TIK

17/10/2024

Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, Udhëzimit nr. 19, datë 29.08.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 8, datë 03.05.2024 “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë’’, kreu IV, pika 13/1

ZVAP Fier shpall vendet provizore  të punës profili TIK në institucionet arsimore:

1- Shkollat : ”100 Vjetori i Pavarësisë” + ”Kostandin Peto” + ”Petro Baze”
2- Shkollat 9-vjeçare ”Veiz Myslymi” + ”Halit Grëmbi”’+”Baftjar Luzati” + ”Thanas Ikonomi”

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion pune të dorëzojnë dokumentacionin sipas shtojcës 1 të udhëzimit nr.19, datë 29.08.2024,  në sekretarinë e ZVAP Fier brenda datës 18.10.2024

Vlerësimi për këtë pozicion pune do të bëhet në përputhje me nivelin e diplomës.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,