Për procedurat e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2025

30/05/2025

Në zbatim të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të udhëzimit nr. 8, datë 03.05.2024, “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”, të ndryshuar,tëudhëzimit nr. 9, datë 03.05.2024 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, të shkresës së MAS  nr. 3176 prot., datë 21.05.2025 “Për realizimin e procedurave të konkurrimit të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2025”,  njoftojmë shpalljen e procedurave  të konkurrimit “Mësues për Shqipërinë” 2025.

  • Regjistrimi i kandidatëve “Mësues për Shqipërinë” 2025, përfshirë parashkollorin bëhet në e-albania në shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues”.
  • Afati për aplikim është nga data 02.06.2025 deri në datën 16.06.2025, ora 24:00 (15 ditë)
  • Kandidatët për mësues që knë dhënë provimin e licensimit në maj 2025, ose janë në proces të provimit të licensimit duhet të regjistrohet në e-albania në shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues”, nga data 13.06.2025 deri në datën 23.06.2025, ora 24:00.

Bashkëlidhur keni njoftimin për fillimin e procedurave të konkurrimit “Mësues për Shqipërinë 2025” me detaje rreth procedurës dhe dokumentacionin e kërkuar për t’u ngarkuar online në e-albania.

Linku për të aksesuar shërbimin është https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16306

NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2025.