Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, Udhëzimit nr. 19, datë 29.08.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 8, datë 03.05.2024 “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë’’, kreu IV, pika 13/1
ZVAP Fier shpall vendet provizore të punës profili koreografi në institucionin arsimor:
1-Shkolla ‘’Jakov Xoxa’’ profili koreografi (2 vende)
Kandidatët e interesuar për këtë pozicion pune të dorëzojnë dokumentacionin sipas shtojcës 1 të udhëzimit nr.19, datë 29.08.2024, në sekretarinë e ZVAP Fier brenda datës 17.09.2025
Vlerësimi për këtë pozicion pune do të bëhet në përputhje me nivelin e diplomës.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,