Njoftim për vend të lirë pune.

13/04/2022

    Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, Udhëzimin nr.12, datë 10.06.2021, ‘’Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar  dhe për administrimin e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’, kreu ‘’9’’, pika ‘’5’’,

ZVAP Fier shpall vendin provizor  të punës profili arsim fillor  në institucionin arsimor:

Shkolla 9-vjeçare ‘’Mark Dashi’’ Fier  me afat deri më 30.04.2022.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion pune të dorëzojnë dokumentacionin në sekretarinë e ZVAP Fier brenda datës 14.04.2022.

Vlerësimi për këtë pozicion pune do të bëhet në përputhje me nivelin e diplomës.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,