Njoftim per aplikimet me formularët A1/A1Z MSH 2021

08/09/2021



Njoftohen të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2021, se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet për aplikime në datat 08 deri më 13 shtator 2021.

Plotësimi online i Formularit A1Z, do të kryhet në shkollat ku maturantët/kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Ky aplikim eshte vetem per kandidatet qe kane perfunduar te gjitha detyrimet e matures shteterore dhe plotesojne formularin vetem per aplikim ne institucionet e arsimit te larte.

Faleminderit!