Njoftim për praktikën profesionale.

08/09/2021

Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:
1. Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Mbeshtetur në Nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar,si dhe referuar shkresës së MASR me Nr .4689 prot datë 01.09.2021 “Për zhvillimin e praktikes profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2021-2022”.
Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2021-2022:
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 07.09.2021-20.09.2021
Dukumentacioni që kërkohet:
1.Kërkesë për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit sipas shtojcës 5-të të Urdhërit Nr .336 datë 14.07.2011
2. CV e praktikantit;
3. Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit;
4. Fotokopje e noterizuar e diplomave Bachelor dhe Master me lista notash;
➢ Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
-ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar
a-viti i përfundimit
b-numri i matrikullimit
c-data e diplomimit
5.Vertetim vendbanimi;
6. Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;
7. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
8.Çertifikatë familjare (për të gjithë ata kandidatë që janë të martuar/me fëmijë);
➢ Në mungesë të një dokumentacioni të sipercituar ,çon në skualifikimin e dosjes!