NJOFTIM PËR FILLIMIN E APLIKIMEVE PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE TË KANDIDATËVE PËR MËSUES

10/09/2021

Me shkresën e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr.4689 datë 01.09.2021 janë përcaktuar afatet e aplikimit për zhvillimin e praktikës profesionale të mësuesit.

👉 Ky shërbim këtë vit do të ofrohet nga platforma E-Albania.

👉 Shërbimi elektronik “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale” u vjen në ndihmë kandidatëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit në një nga institucionet arsimore të arsimit parauniversitar. Kanë të drejtë të regjistrohen për të zhvilluar praktikën profesionale të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet dhe zotërojnë një diplomë konform përcaktimeve të nenit 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe ligjit Nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

👉 Kandidatët regjistrohen në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar që i përket vendbanimit të tyre. Vendbanimi dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar. Zyrat Vendore mund të pranojnë kandidatë edhe nga zyra të tjera vetëm në ato raste kur lënda e profilit të diplomës së aplikantit nuk zhvillohet në shkollat në varësi të ZVAP që i përket vendbanimi i kandidatit.

👉 Regjistrimi për kryerjen e praktikës profesionale do të jetë i hapur nga data 13 shtator 2021 deri në 20 shtator 2021.

👉 Kandidatët do të aplikojnë online për të plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe ngarkojnë dokumentacionin e mëposhtëm në momentin e hapjes së shërbimit.
1. CV e aplikantit;
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve universitare të ciklit të pare (Bachelor);
3. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe/ose “Master profesional” në mësuesi;
4. Raporti mjeko-ligjor;

Suksese!