Njoftim për vende të lira pune.

02/11/2021

Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, Udhëzimin nr.12, datë 10.06.2021, ‘’Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar  dhe për administrimin e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’, kreu ‘’9’’, pika ‘’5’’,

ZVAP Fier shpall vendet provizore të punës deri në përfundim të vitit mësimor 2021-2022 profili arsim special në institucionet arsimore:

1- ”Avdi Metaj” Peshtan Bregas

2- ”Liri Gero” Fier

3- ”Jakov Xoxa” Fier

4- ”Xhevit Fetahu” Bishan

5- ”Tefik Dautaj” Varibop

Kandidatët e interesuar për këto pozicione pune të dorëzojnë dokumentacionin në sekretarinë e ZVAP Fier brenda datës 03.11.2021.

Vlerësimi për këto pozicione pune do të bëhet në përputhje me nivelin e diplomës.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,