Njoftim për vende të lira pune.

22/11/2021

    Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, Udhëzimin nr.12, datë 10.06.2021, ‘’Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar  dhe për administrimin e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’, kreu ‘’9’’, pika ‘’5’’,

ZVAP Fier shpall vendin provizor të punës deri më 21.12.2021 profili edukim fizik  në institucionin arsimor ‘’Petro Sota’’ Fier.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion pune të dorëzojnë dokumentacionin në sekretarinë e ZVAP Fier brenda datës 23.11.2021.

Vlerësimi për këtë pozicion pune do të bëhet në përputhje me nivelin e diplomës.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,