Njoftim për vende të lira pune.

06/12/2021

Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, Udhëzimin nr.12, datë 10.06.2021, ‘’Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar  dhe për administrimin e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’, kreu ‘’9’’, pika ‘’5’’,

ZVAP Fier shpall vendet provizore të punës në institucionet arsimore:

  1. Shkolla e mesme profesionale ‘’Petro Sota’’ profili edukim fizik afati deri më 21.12.2021.
  2. Shkolla 9 vjeçare ‘’Kristaq Shtëmbari’’ Fier profili edukim fizik afati deri më 18.12.2021.
  3. Shkolla 9 vjeçare ‘’Dino Ismaili’’ Levan profili arsim fillor afati deri më 22.12.2021.

Kandidatët e interesuar për këto pozicione pune të dorëzojnë dokumentacionin në sekretarinë e ZVAP Fier brenda datës 07.12.2021.

Vlerësimi për këto pozicione pune do të bëhet në përputhje me nivelin e diplomës.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,