Njoftim për vende të lira pune.

25/02/2022

Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, Udhëzimin nr.12, datë 10.06.2021, ‘’Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar  dhe për administrimin e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’, kreu ‘’9’’, pika ‘’5’’,

ZVAP Fier shpall vendin provizor të punës në institucionin arsimor:

Shkolla 9 vjeçare ‘’Agur Merkaj’’ Vreshtas profili edukim fizik afati deri më 04.04.2022.

Kandidatët e interesuar për këto pozicione pune të dorëzojnë dokumentacionin në sekretarinë e ZVAP Fier brenda datës 28.02.2022.

Vlerësimi për këto pozicione pune do të bëhet në përputhje me nivelin e diplomës.