Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, Udhëzimin nr.12, datë 10.06.2021, ‘’Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’, i ndryshuar kreu ‘’9’’, pika ‘’5’’,
ZVAP Fier shpall vendin provizor të punës profili fizikë në institucionet arsimore:
- Shkollat ”5 Dëshmorët”, ”Halit Grëmi” dhe ”Kozma Ndreçka” me afat deri në përfundim të vitit mësimor.
Kandidatët e interesuar për këto pozicione pune të dorëzojnë dokumentacionin sipas shtojcës 2 të udhëzimit nr.12, datë 10.06.2021 , i ndryshuar në sekretarinë e ZVAP Fier brenda datës 07.02.2023.
Vlerësimi për këtë pozicion pune do të bëhet në përputhje me nivelin e diplomës.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,