Në mbështetje të Ligjit 69/2012 ‘’Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, i ndryshuar , udhëzimit nr. 19, datë 29.08.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 8, datë 03.05.2024 “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”, i ndryshuar, kreu IV pika 13/1, ju njoftojmë si mëposhtë:
Kandidatët e interesuar për punësim të cilët nuk janë pjesë e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’, të paraqesin në rrugë postare në ZVAP Fier dokumentacionin për punësim nga jashtë si mëposhtë :
- Kartë identiteti
- Kërkesë për punësim nga jashtë
- Diplomë dhe listë notash
- Dëshmi kualifikimi (nëse ka)
- Dëshmi të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Librezë pune (nëse ka)
- Dëshmi penaliteti
- Deklaratë për gjendjen gjyqësore
Dokumentacioni i sipërcituar të përcillet i njëhsuar me origjinalin.
Afati për dorëzimin e dokumenteve të sipërcituara është data 29.08.2025
Sqarim: Punësimi i kandidatëve të interesuar lidhur me këtë procedurë do të bëhet vetëm në rastet kur nuk ka kandidatë në portalin ‘’Mësues për Shqipërinë’’ në profilet e kërkuara dhe në profilet e përafërta dhe as kandidatë në nivel DRAP-i.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,