NJOFTIM PER SHTYRJEN E AFATIT DERI NE 6 JANAR 2023 TE THIRRJES SE PROGRAMIT TE TRAJNIMIT TOT

30/12/2022

Ju bëjme me dije se është shtyrë afati për aplikime në programin e trajnimit “Trajnimi i Trajnerëve” në kuadër të projektit EU 4 Inclusive Teaching. Afati i ri për të dërguar kandidaturat do të jetë dita e PREMTE, më datë 6 Janar 2023, ora 17:00

Ju rikujtojme se thirrja u drejtohet mësuesve të rinj, Drejtuesve të Rrjeteve Profesionale dhe Drejtorëve/ Nëndrejtorëve të Shkollave Publike të Arsimit Parauniversitar. Qëllimi i këtij trajnimi do të jetë aftësimi i pjesëmarrësve për metodat dhe praktikat që lidhen me arsimin gjithëpërfshirës dhe të bazuar në kompetenca. Trajnimi do të kryhet nga trajnerë finlandezë nën udhëheqjen e TAMK-ut, i cili është një institucion profesional i edukimit të mësuesve në Finlandë dhe me përvojë ndërkombëtare në zhvillimin profesional të mësuesve. 

Gjithashtu, është me rëndësi për procesin e aplikimit që kandidatët të përgatisin dokumentet e mëposhtme për t’i ngarkuar në formularin e aplikimit:

  • Vërtetim i ushtrimit të detyrës (lëshohet nga Drejtoria e Shkollës apo Zyra Vendore Arsimore);
  • Vërtetim se ndaj aplikantit nuk janë ndërmarrë masa disiplinore (lëshohet nga Drejtoria e Shkollës apo Zyra Vendore Arsimore);
  • Diplomë të Studimeve Universitare (Bachelor, Master, Doktoraturë);
  • Certifikata që lidhen me zhvillimin profesional të kandidatit (dëshmitë e zhvillimit profesional do të konsiderohen përparësi për kandidaturën);
  • Certifikata nga Shkolla e Drejtorëve (vetëm për Drejtorët/Nëndrejtorët e Shkollave), nëse e zotërojnë.

Mes kandidatëve që do të aplikojnë, do të përzgjidhen 320 pjesëmarrës të cilët në përfundim të trajnimit do të bëhen mentorë dhe trajnues për 15,000 kolegët e tyre në shkollat publike të sistemit parauniversitar. Programi i trajnimit është falas dhe në proces akreditimi nga ASCAP-i. 

Ju lutemi gjeni bashkangjitur një dokument me informacione më të detajuara lidhur me programin e trajnimit. 

Afati i ri për të aplikuar për këtë thirrje është data 6 Janar 2023 në orën 17:00. 

Procedura e aplikimit për këtë program kryhet duke plotësuar formularin online në këtë lidhje.

Për pyetje apo paqartësi ju lutem drejtohuni me pyetje në adresën e postës elektronike [email protected]